Jennifer Lopez ka surprizuar fansat me një deklaratë të sinqertë për jetën e saj personale, duke pranuar se do të kishte dashur ta shijonte beqarinë shumë më herët. Gjatë një interviste në emisionin Jimmy Kimmel Live!, ylli 56-vjeçar konfirmoi se aktualisht është beqare dhe tha me humor:
“Duhej ta bëja më herët. Gjithçka e kam bërë gabim. Më beso.”
Këngëtarja dhe aktorja u shpreh se ndihet më mirë se kurrë në këtë fazë të jetës së saj dhe nuk ka ndërmend të nxitojë drejt një lidhjeje të re. Kur Jimmy Kimmel e pyeti nëse do të pranonte të bëhej pjesë e një formati si The Bachelorette, Lopez e hodhi poshtë menjëherë idenë.
“A je i çmendur? Nuk do të bëj asgjë që mund të më prishë mënyrën se si ndihem tani. Është fantastike,” tha ajo.
Megjithatë, Jennifer nuk e përjashtoi mundësinë e dashurisë në të ardhmen, duke shtuar se mund të njohë dikë “një ditë, nëse është mjaftueshëm i mirë”.
Deklaratat e saj vijnë më shumë se një vit pas ndarjes nga Ben Affleck. Çifti riktheu romancën në vitin 2021 dhe u martua në korrik 2022, por Lopez paraqiti kërkesën për divorc në gusht 2024.
Artistja ka treguar më parë se pas divorcit vendosi të largohej për një periudhë nga jeta sentimentale dhe profesionale për t’u fokusuar te vetja, mirëqenia emocionale dhe procesi i shërimit.
Burimi; https://people.com/jennifer-lopez-says-she-regrets-not-embracing-single-life-sooner-11985293
Foto; https://www.instagram.com/jlo/