Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shfaqen më të afërt se kurrë gjatë një darke romantike në Tokio
Supermodelja e njohur dhe aktori i serialit Euphoria u panë në një restorant të njohur në kryeqytetin japonez, ku sipas fotografive të publikuara nga mediat ndërkombëtare, dukeshin të qetë, të buzëqeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.
Në disa prej imazheve, Jacob Elordi shihet i afruar pranë Kendall Jenner, ndërsa çifti shijon mbrëmjen në shoqërinë e miqve. Ata nuk hezituan të pozonin edhe me disa fansa që i takuan gjatë darkës.
Dalja e tyre në Tokio vjen vetëm pak ditë pasi u fotografuan së bashku gjatë një pushimi romantik në Hawaii, ku kaluan kohë në plazh larg vëmendjes së madhe mediatike.
Po ashtu, Kendall dhe Jacob morën pjesë së fundmi në një takim të dyfishtë me Kylie Jenner dhe partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet, gjë që ka shtuar zërat se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
Sipas raportimeve të mediave rozë, afrimiteti mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi nisi pas festivalit Coachella, ku ata u panë për herë të parë në momente që lanë të kuptohej se mes tyre kishte më shumë sesa miqësi.
Ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi statusin e marrëdhënies, paraqitjet e fundit së bashku duket se flasin vetë për një romancë që po konsolidohet dita-ditës.
Burimi;https://www.instagram.com/kendalljenner