Home ShowBiz Prishet miqësia mes Selin dhe Gjestit? Lëvizja në Instagram ngre dyshimet
Prishet miqësia mes Selin dhe Gjestit? Lëvizja në Instagram ngre dyshimet
0

Prishet miqësia mes Selin dhe Gjestit? Lëvizja në Instagram ngre dyshimet

0
0

Një veprim i papritur në rrjetet sociale ka ndezur aludimet për një krisje të mundshme në marrëdhënien mes Selin dhe këngëtarit Gjesti. Ndjekësit kanë vënë re së fundmi se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka mjaftuar për të nxitur diskutime dhe spekulime në rrjet.

Lëvizja ka habitur jo pak publikun, veçanërisht për faktin se Gimbo, partneri i Selin, konsiderohet prej vitesh një nga miqtë më të afërt të Gjestit. Marrëdhënia e ngushtë mes tyre ka bërë që shumë fansa të pyesin veten se çfarë mund të ketë ndodhur që çoi në këtë distancim virtual.

Historia mes tyre ka pasur ulje-ngritjet e saj. Gjatë kohës kur Selin dhe Gimbo ishin pjesë e “Big Brother VIP”, Gjesti nuk e kishte fshehur skepticizmin ndaj lidhjes së tyre. Në atë periudhë, ai publikoi edhe një postim në InstaStory me nota ironike ndaj Selin, në një kohë kur ajo përballej me komente të shumta në rrjet se po e përdorte Gimbon për strategji loje.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit dhe daljes së çiftit nga shtëpia më e famshme në vend, qëndrimi i Gjestit ndryshoi. Këngëtari u shpreh mbështetës ndaj marrëdhënies së tyre, duke pranuar se ndjenjat mes Selin dhe Gimbos ishin të sinqerta dhe reale.

Pikërisht për këtë arsye, vendimi i fundit për të hequr ndjekjen ndaj njëri-tjetrit ka ngritur pikëpyetje të shumta. Deri më tani, as Selin dhe as Gjesti nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një keqkuptim të përkohshëm apo me një përplasje më serioze që mund të ketë ndikuar jo vetëm në raportin mes Selin dhe Gjestit, por edhe në miqësinë e vjetër mes këtij të fundit dhe Gimbos. Për momentin, fansat po presin një reagim nga protagonistët për të kuptuar të vërtetën pas kësaj lëvizjeje që ka tërhequr vëmendjen e rrjetit.