Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit Afrikan duke sjellë temperatura shumë të larta, të cilat do të rregjistrohen edhe 11 gradë më shumë se sa duhet të jenë në muajin Gusht. Po_ashtu përgjatë gjithë 24 orëshit pritet të jemi nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, POR herë pas here parashikohet të ketë dhe kalime të lehta vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët gjatë paradites. Ndërsa pasditja sjellë kalime të lehta të vranësirave kryesishtë në zonat malore, POR nuk po do të mund të krijojnë mundësi për reshje shiu në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 42°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare POR herë pas here edhe e fortë; duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.