Home Lifestyle Parashikimi i motit, 23 shtator 2026
Parashikimi i motit, 23 shtator 2026
0

Parashikimi i motit, 23 shtator 2026

0
0

Do të vijojë qarkullimi i masave të ftohta me origjinë veriore duke bërë që territori shqiptar të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë në mëngjes.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë, deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mbi mesatare duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Burimi;https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-23-shtator-2026

Foto: Freepik.com