Home ShowBiz Miley Cyrus humb 156 vende në Billboard 200, vetëm një javë pas debutimit në krye
Miley Cyrus humb 156 vende në Billboard 200, vetëm një javë pas debutimit në krye
0

Miley Cyrus humb 156 vende në Billboard 200, vetëm një javë pas debutimit në krye

0
0

Albumi i ri i Miley Cyrus, “Bass Persuades”, ka shënuar një rënie të fortë në klasifikimin amerikan Billboard 200. Vetëm një javë pasi debutoi në vendin e parë, projekti zbriti në pozicionin e 157-të, duke humbur plot 156 vende. Lëvizja renditet ndër rëniet më të mëdha nga kreu në historinë e kësaj liste.

“Bass Persuades” e nisi rrugëtimin me rreth 61 mijë njësi ekuivalente albumesh, duke i siguruar këngëtares rikthimin në krye të Billboard 200 për herë të parë që prej “Bangerz”, në vitin 2013. Gara ishte e ngushtë: projekti i Cyrus la pas albumin “Dandelion” të Ella Langley me një diferencë prej rreth 70 njësish.

Ky është gjithashtu albumi i parë i këngëtares nën Atlantic Records, pas largimit nga Columbia. Sipas Page Six, promovimi përfshiu disa variante fizike dhe digjitale të albumit. Megjithatë, suksesi i debutimit nuk u ruajt në javën e dytë.

Ndërkohë, kënga që mban titullin e albumit debutoi në vendin e 35-të të Billboard Hot 100. Me këtë rezultat, “Bass Persuades” u bë kënga e parë solo e Cyrus që hyn në Top 40 që prej “Used to Be Young”, të publikuar në vitin 2023.

Promovimi i projektit do të vijojë edhe me dy koncerte në Hollywood Bowl, në Los Angeles, të planifikuara për më 16 dhe 18 tetor.