Home ShowBiz Përplasje e re mes Shakirës dhe Pique në gjykatë
Përplasje e re mes Shakirës dhe Pique në gjykatë
0

Përplasje e re mes Shakirës dhe Pique në gjykatë

0
0

Shakira dhe Gerard Pique u paraqitën sot në një gjykatë në Barcelonë për të diskutuar ndryshimin e marrëveshjes lidhur me të drejtën e takimit me dy djemtë e tyre, pas marrëveshjes së vendosur pas ndarjes së çiftit në vitin 2022.

Sipas ekipit ligjor të këngëtares kolumbiane, Shakira ka kërkuar që të reduktohen udhëtimet e fëmijëve mes Miamit, ku jetojnë me të, dhe Barcelonës, ku jeton babai i tyre. Arsyeja, sipas përfaqësuesve të saj, është mbrojtja e mirëqenies së tyre emocionale, fizike dhe shkollore.

Shakira propozon që Pique të udhëtojë drejt Miamit gjatë pushimeve, në mënyrë që djemtë të mund të ruajnë rutinën e tyre për periudha më të gjata. Sipas ekipit të saj, kërkesa nuk synon të pakësojë kohën që fëmijët kalojnë me babanë e tyre.

Shakira dhe Pique e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2011. Çifti ka dy djem, Milanin dhe Sashën, të lindur përkatësisht në vitet 2013 dhe 2015.

Pas rreth një dekade së bashku, ata njoftuan ndarjen në qershor të vitit 2022. Disa muaj më vonë, arritën një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, pas së cilës Shakira u largua nga Barcelona dhe u vendos me djemtë në Miami.

Ish-futbollisti spanjoll ka të drejtë të kalojë disa ditë çdo muaj me dy djemtë e tij, si dhe periudha të caktuara gjatë pushimeve.