Home ShowBiz Elijona Binakaj konfirmon ndarjen nga Klodi: Respektoj atë që kemi përjetuar
Elijona Binakaj konfirmon ndarjen nga Klodi: Respektoj atë që kemi përjetuar
0

Elijona Binakaj konfirmon ndarjen nga Klodi: Respektoj atë që kemi përjetuar

0
0

Elijona Binakaj ka konfirmuar përfundimin e lidhjes me Klodian Mihajn, duke u dhënë përgjigje spekulimeve që kishin qarkulluar në rrjetet sociale për marrëdhënien e tyre.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shpjegoi se kishte zgjedhur të reagonte publikisht për korrektësi ndaj njerëzve që i kishin mbështetur gjatë lidhjes.

“Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi në një lidhje”, shkroi ajo.

Në reagimin e saj, Elijona falënderoi ndjekësit për dashurinë dhe mbështetjen, ndërsa kërkoi respekt për privatësinë e të dyve. Ajo nuk dha detaje për arsyet e ndarjes, por theksoi se e vlerëson atë që kanë përjetuar së bashku.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve”, u shpreh ajo.

Elijona bëri të qartë gjithashtu se nuk dëshiron të flasë negativisht për ish-partnerin, duke shkruar: “Nuk kam nevojë të flas keq për dikë që dikur ka qenë i rëndësishëm për mua”.