0
0
Nichi dhe Vjollca kanë zhvilluar një bisedë emocionuese në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, duke kujtuar prindërit e tyre të ndjerë.
Gjatë rrëfimit, Nichi tregoi se babai i tij kishte ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
“Kur u vdekë, 53 vjeçar…”, u shpreh ai.
Edhe Vjollca foli për humbjet në familjen e saj, duke treguar se nëna kishte ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, ndërsa babai në moshën 86-vjeçare.
“Nana ka vdekë 60-vjeçare, baba 86 vjet”, tha ajo.
Biseda mes dy banorëve solli një moment të ndjeshëm, teksa të dy ndanë kujtimet dhe dhimbjen për mungesën e prindërve.