1. Home
  2. ShowBiz
  3. Monika Salihaj kritikon Akilin, Behije Lushaj vlerëson Zojën: Po i menaxhon mirë provokimet
Monika Salihaj kritikon Akilin, Behije Lushaj vlerëson Zojën: Po i menaxhon mirë provokimet
0

Monika Salihaj kritikon Akilin, Behije Lushaj vlerëson Zojën: Po i menaxhon mirë provokimet

0
0

Përplasjet mes Akilit dhe Zojës në Big Brother VIP Kosova 5 janë komentuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku Monika Salihaj dhe Behije Lushaj kanë dhënë qëndrimet e tyre për lojën e dy banorëve.

Salihaj ka kritikuar Akilin për përfshirjen në debate të çështjeve që lidhen me jetën jashtë shtëpisë. Sipas saj, ai ka argumente të mjaftueshme për të kundërshtuar veprimet e Zojës brenda formatit, pa iu referuar së kaluarës.

Ajo u shpreh se debatet duhet të përqendrohen te ngjarjet e lojës, duke kundërshtuar ofendimet dhe prekjen e pikave të dobëta të banorëve.

Ndërkaq, Lushaj ka vlerësuar mënyrën se si Zoja po i përballon situatat e tensionuara. Sipas saj, banorja ka hyrë e përgatitur dhe po arrin t’i menaxhojë provokimet.

“Bravo i qoftë Zojës”, është shprehur ajo, duke shtuar se banorët e tjerë po bien pre e provokimeve të saj.