Xhuliana Nura zgjedh 28 Nëntorin për të zbuluar emrat dhe fotografitë e binjakëve
Xhuliana Nura ka bërë të ditur se më 28 nëntor do të ndajë për herë të parë me publikun fotografitë dhe emrat e binjakëve të saj.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, e cila është bërë nënë e dy fëmijëve, deri tani ka zgjedhur t’i mbajë këto detaje larg vëmendjes publike.
Përmes një videoje në Instagram Story, ajo shpjegoi se data e prezantimit nuk është zgjedhur rastësisht. Xhuliana e lidhi vendimin me domethënien që 28 Nëntori ka për të dhe për shqiptarët.
“Për mua është shumë datë e rëndësishme, edhe për krejt shqiptarët”, u shpreh ajo, duke konfirmuar se atë ditë do të publikojë si emrat, ashtu edhe fotografitë.
Më herët, Xhuliana kishte treguar publikisht se shtatzënia ishte realizuar përmes fertilizimit in vitro, të njohur si IVF, duke ndarë përvojën e saj në rrugëtimin drejt mëmësisë.