1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”, Bebe Rexha i përgjigjet me ironi ndjekësit që nuk e njohu
“Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”, Bebe Rexha i përgjigjet me ironi ndjekësit që nuk e njohu
0

“Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”, Bebe Rexha i përgjigjet me ironi ndjekësit që nuk e njohu

0
0

Një video e Bebe Rexhës në TikTok është shoqëruar me një shkëmbim humoristik mes artistes dhe një përdoruesi që duket se nuk e kishte njohur.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane publikoi një video-selfie nga vetura, ku interpretonte një pjesë të këngës “Piece of Me” të Britney Spears.

Mes komenteve, një përdorues i shkroi: “Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”.

Bebe e priti me sportivitet sugjerimin dhe zgjodhi t’i përgjigjej me ironi: “Po mundohem, duket se po funksionon disi”.

Sipas Kryefjalës, shkëmbimi argëtoi fansat, duke e kthyer komentin dhe përgjigjen e artistes në pjesën më të komentuar të publikimit.