Home ShowBiz Kuptimi i fshehur pas zgjedhjes së unazës së fejesës së Selena Gomez
Kuptimi i fshehur pas zgjedhjes së unazës së fejesës së Selena Gomez
0

Kuptimi i fshehur pas zgjedhjes së unazës së fejesës së Selena Gomez

0
0

Kuptimi i ëmbël i zgjedhjes së unazës së fejesës së Selena Gomez është zbuluar pasi i dashuri i saj Benny Blanco i propozoi martesë. 

 Aktorja, 32 vjeçe, tronditi fansat të mërkurën kur njoftoi se producenti i diskografisë, 36 vjeç, i kishte propozuar per martese. 

 Unaza me një brez të mbështjellë, përmban një diamant markezë në qendër, një formë si prerje ovale e cila ngushtohet në një pikë në të dy skajet. 

Është zbuluar se unaza mahnitëse mund të vlejë mbi 800,000 £ (1 milion dollarë). 

Laura Taylor, argjendari e specializuar në unazat e fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds tha se: ‘Zgjedhja e unazës së fejesës nga Benny për Selenën është një dizajn i hollë dhe i përjetshëm, i përshtatur në mënyrë të përkryer me stilin e saj.   

Prerja me markezë daton në shekullin e 18-të kur mbreti Louis XV i Francës porositi një formë diamanti që i ngjante buzëqeshjes së zonjës së tij, Markeze de Pompadour. 

Burimi i artikullit: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-14185369/meaning-Selena-Gomez-engagement-ring-choice-Benny-Blanco-proposal.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDdvcjbxoi1/?img_index=4