Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Rocket Arena, Chalamet zbriti në parket së bashku me partneren e tij, Kylie Jenner, ku u panë duke festuar mes lojtarëve dhe tifozëve në atmosferën elektrizuese të mbrëmjes. Në videot virale që pushtuan rrjetin, aktori dëgjohej duke bërtitur me entuziazëm: “Po shkojmë në finale!”, ndërsa Kylie brohoriste pranë tij.
Një ditë më pas, ylli i filmit “Dune” ndau në Instagram një moment nga festa, ku pozonte pranë regjisorit legjendar Spike Lee, i njohur si një nga tifozët më besnikë të Knicks. Krahas fotos, Chalamet shkroi me humor: “Çfarë nate, ia vlejti edhe dhimbja e kokës”, duke lënë të kuptohet se festimet kishin vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
Edhe Kylie Jenner iu bashkua atmosferës festive, duke publikuar në InstaStory një foto të Empire State Building të ndriçuar me ngjyrat portokalli dhe blu të Knicks. “Disi, përfundova në New York”, shkroi ajo me humor.
Kualifikimi i Knicks konsiderohet historik, pasi skuadra rikthehet në finalet e NBA-së për herë të parë që nga viti 1999. Tifozët e klubit po jetojnë një nga momentet më emocionuese të dekadave të fundit, ndërsa finalet pritet të nisin më 3 qershor.
Sipas mediave të huaja si People, TMZ dhe ESPN, Timothée Chalamet ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të Knicks gjatë gjithë sezonit dhe nuk ka munguar në ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës.
Burimi;https://people.com/timothee-chalamet-kylie-jenner-celebrate-knicks-finals-win-11745123
Foto; https://www.instagram.com/tchalamet/?hl=en