Rudina Dembacaj do të jetë opinionistja e parë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Pas javësh përfoljesh në media, pjesëmarrja e aktores dhe moderatores është konfirmuar nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram, ku është publikuar fotografia e saj prezantuese.
Dembacaj vjen në këtë rol pas një karriere në aktrim, humor dhe moderim. Ajo është e njohur për publikun nga angazhimet në “Portokalli” dhe “Al Pazar”, si dhe nga drejtimi i emisionit “Mos i fol shoferit”. Së fundmi, ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Në këtë përvojë të re televizive, Dembacaj do të komentojë lojën e banorëve, debatet dhe marrëdhëniet që do të krijohen brenda shtëpisë.
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” nis të premten, më 30 tetor, në Klan Kosova.