1. Home
  2. ShowBiz
  3. Dion Mala tregon pse hyri në BBVK 5: Doja mundësi për karrierën, disa banorë më mbajtën në distancë
Dion Mala tregon pse hyri në BBVK 5: Doja mundësi për karrierën, disa banorë më mbajtën në distancë
0

Dion Mala tregon pse hyri në BBVK 5: Doja mundësi për karrierën, disa banorë më mbajtën në distancë

0
0

Dion Mala ka folur për përvojën e tij në Big Brother VIP Kosova 5, duke treguar se mundësitë për karrierën dhe dëshira për të përmirësuar gjuhën e shtynë të pranonte pjesëmarrjen.

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ish-banori tha se përpara hyrjes nuk e kishte ndjekur shumë formatin dhe kishte pasur dilema për vendimin.

“Kam menduar se Big Brother mund të m’i hapë dyert dhe për këtë arsye jam futur”, u shpreh ai.

Mala tregoi se përshtatja me jetën në shtëpi nuk kishte qenë e lehtë. Sipas tij, sfida kryesore ishte komunikimi me banorët, pasi disa prej tyre mbanin distancë dhe nuk i kishin dhënë mundësi të përfshihej në biseda.

Ai e përshkroi veten si natyrë të qetë dhe tha se kishte zgjedhur të ishte vetvetja gjatë lojës, por mendon se nuk arriti ta shfaqte plotësisht karakterin e tij.

Nga raportet e krijuara në shtëpi, Dioni veçoi miqësinë me Fatlumin, me të cilin synon të mbajë kontakte edhe jashtë formatit.