Pas përzgjedhjes së Robert Pattinson si agjenti i ri 007, vëmendja në botën e kinemasë është zhvendosur te emrat e mundshëm të aktores që do të interpretojë partneren e ardhshme të James Bondit.
Margaret Qualley, Anya Taylor-Joy dhe Florence Pugh janë ndër kandidatet që përmenden për rolin, sipas kompanisë së basteve FairPlay Sport Media.
Në listën e emrave të përfolur janë gjithashtu Sydney Sweeney, Daisy Edgar-Jones, Zendaya, Ana de Armas, Lily James dhe Vanessa Kirby.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për kastin e filmit të ri, i cili do të jetë i pari me Pattinson në rolin e agjentit sekret britanik, pas largimit të Daniel Craig.
Filmi do të drejtohet nga Denis Villeneuve, i njohur për serinë “Dune”, ndërsa titulli dhe detajet e tjera ë produksionit ende nuk janë bërë publike.
Seritë kinematografike, të bazuara në romanet e Ian Fleming, nisën në vitin 1962 dhe mbeten nga më të suksesshmet në histori.
Filmi i fundit me Daniel Craig, “No Time to Die”, arkëtoi afro 800 milionë dollarë në mbarë botën.P