1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Është e shkatërruar”, zbulohet gjendja e Meghan Markle pas akuzave tronditëse ndaj të atit
“Është e shkatërruar”, zbulohet gjendja e Meghan Markle pas akuzave tronditëse ndaj të atit
0

“Është e shkatërruar”, zbulohet gjendja e Meghan Markle pas akuzave tronditëse ndaj të atit

0
0

Meghan Markle po kalon një periudhë të vështirë emocionale pas arrestimit të të atit, Thomas Markle Sr., 82 vjeç, në Florida, nën dyshimin për posedim të materialeve pornografike me të mitur.

“Meghan është e shkatërruar. Bëhet fjalë për të atin, një person të cilit i ka besuar dhe me të cilin ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt për vite me radhë”, ka treguar një burim pranë Dukeshës së Sussex për revistën People.

Sipas burimit, Meghan po mbështetet te familjarët dhe miqtë për të përballuar situatën, ndërsa është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet në hetimin ndaj të atit, ashtu siç ka bërë edhe nëna e saj, Doria Ragland. Kjo e fundit raportohet se ka ndihmuar FBI-në në identifikimin e ish-bashkëshortit në disa fotografi që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.