Home ShowBiz Artistët që nuk harruan të urojnë këtë 8 mars
Artistët që nuk harruan të urojnë këtë 8 mars
0

Artistët që nuk harruan të urojnë këtë 8 mars

35
0

Konotacioni festiv që ka marrë “8 marsi”, dita ndërkombëtare e të drejtave të grave, ka bërë që shumë prej artistëve të mirënjohur të muzikës shqiptare të publikojnë urime të ndjera në profilet e tyre, në rrjetet sociale. Më poshtë është një listë e gjatë e atyre të nuk harruan të preknin me urimet e tyre.

– Noizy, ishte ndër të parët që uroi nënën e tij me një dedikim dhe foto plot ndenja .

– Seldi Qalliu uroi nënën e tij me fjalë të thjeshta, por të dala nga zemra dhe publikoi një foto të saj.

– 2Ton uroi nënën e tij më një dedikim emocionues dhe një superfoto me të.

– Soni Malaj publikoi foto me nënën.

– Enca publikoi foto me nënën.

– Artan Kola duke i uruar të gjitha nënat, në fund nuk harroi të japë dhe një porosi të vyer “Ju lutem shum duajeni Nënën”

– Silva Gunbardhi uroi të gjitha nënat dhe nuk harroi të urojë edhe veten e saj, si nënë për herë të parë.

– Kompozitori Alfred Sula, uroi nënën e tij dhe të gjitha nënat. Në mënyrë shumë origjinale dhe të ndjerë, ai nuk harroi të uronte edhe të gjithë ata që nuk i kanë nënat në jetë.

– Valton Krasniqi, urim special për të gjitha nënat.

– Mariola dhe Jurgen Kaçani, uruan gjithashtu të gjitha nënat kudo ku janë.

– Rovena Stefa uroi të gjitha gratë dhe vajzat dhe publikoi foto me nënën dhe motrën e saj.

– Serxhio Lushku, uroi përzemërsisht të gjitha gratë.

– Besa Kokëdhima publikoi një urim special për të gjitha gratë.

– Artiola Toska ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat, miket dhe koleget e saj.

– Sabina Dana publikoi një dedikim special për nënën e saj dhe një foto bashkë me të.

– Gena ishte nga ata artist që nuk ngurroi të uronte disa herë rradhazi gjatë ditës, të gjitha gratë.

– Alban Skënderaj uroi nënën e tij duke i shkruar në profilin e tij në facebook: “TË DUA përgjithmonë Heroina ime. Je frymëzimi i shpirtit tim. Gëzuar të gjitha grave e nënave. Pjesa më e çmuar e këtij planeti” dhe publikoi edhe një foto me nënën e tij Afërditën.

– Dafi Derti uroi në mënyrë speciale nënën dhe bashkëshorten e tij, duke publikuar edhe foto me to.

– Sinan Hoxha, uroi gjithashtu nënën e tij dhe bashkëshorten Andra dhe publikoi një foto me dy dashuritë e tij.

– Dafina Dauti uroi me një dedikim të ndjerë, nënën e saj të ndjerë.

Më poshtë është mozaiku i fotove, që pushtuan rrjetet sociale.

kolazh nenat