Home Lifestyle Pse është kaq e vështirë për ta lënë duhanin?
Pse është kaq e vështirë për ta lënë duhanin?
0

Pse është kaq e vështirë për ta lënë duhanin?

1.28K
0

Receptorët e nikotinës në tru na orientojnë drejt tolerancës dhe pastaj varësisë ndaj nikotinës.

Një studim ka zbuluar se 43% e grave që heqin dorë nga pirja e duhanit gjatë shtatzënisë e fillojnë përsëri shpejt pas lindjes. Pse kaq shumë? Nuk është çudi fakti që nikotina krijon varësi, por çfarë ndodh realisht me trurin kur lëmë cigaren?

Nikotina kapet në tru nga receptorët “nikotinikë”. Ne gjithashtu kemi receptorë “kanabinoid” dhe “opioid” të cilat punojnë në mënyra të ngjashme. Këta receptorë nuk kane evoluar që njerëzit të bëhen të varur nga droga, por ato sigurojnë një rrugë më të drejtpërdrejtë për këto substanca me bazë bimore për të arritur në tru. Me kalimin e kohës, duhanpirësit përshtaten me praninë e nikotinës dhe zhvillojnë një tolerancë, duke çuar në varësi.

Kjo do të thotë se varësia ndaj nikotinës zhvillohet në një mënyrë kimike më themelore se sa varësitë e tjera të seksit, internetit apo edhe çokollatës. Nuk ka receptorë “internetinoid” ose “chocolatinoid” në tru, në mungesë të tyre, varësia zhvillohet përmes rrugëve më të tërthorta që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë.

Jo çdo njeri që pi duhan bëhet i varur, por siç thonë edhe pjesëmarrëset në studim, kjo ndërlidhje kimike e bën shumë më të vështirë për ta lënë.

Burimi: http://www.theguardian.com/lifeandstyle/2016/mar/26/why-is-it-so-hard-to-quit-smoking-

Burim i fotos: © Tookapic https://www.pexels.com/photo/smoke-fume-cigarette-fag-9024/