Home ShowBiz Nga e dinte Elvis Pupa, se do të fitonte Donald Trump zgjedhjet?
Nga e dinte Elvis Pupa, se do të fitonte Donald Trump zgjedhjet?
0

Nga e dinte Elvis Pupa, se do të fitonte Donald Trump zgjedhjet?

0
0

Në puntatën e parë të programit “M`fal për shprehjen”, i ftuar ishte “Donald Trump”. Ai u luajt nga Flor Binaj dhe erdhi në studio si President i zgjedhur i Amerikës, ndërkohë që rezultatet reale të zgjedhjeve ende nuk kishin dalë. Të gjithë shfaqën habi rreth “parashikimit”, të bërë nga Vis Pupa dhe produksioni. Vetë moderatori madje shkroi me humor në Instagramin e tij se do të hapnin një studio, për të lexuar filxhanë. Të njëjtën pyetje me habi rreth parashikimit, ia shtroi edhe moderatorja Jonida Shehu e “Pasdite në Top Channel”, Visit.
Aktori u shpreh se gjithçka kishte qenë rastësi dhe se kishte qenë Flori, që kishte shfaqur dëshirën ta imitonte Trump, pasi i dukej interesant.
Kështu u sqarua edhe dilema!

Intervista e Visit:

Link: https://youtu.be/2vZ_LOf5iT8?t=14m26s

Burimi i fotos: Top Channel