1. Home
  2. ShowBiz
  3. Julian Deda i uron për të gjashtin vit radhazi ata!
Julian Deda i uron për të gjashtin vit radhazi ata!
0

Julian Deda i uron për të gjashtin vit radhazi ata!

0
0

Julian Deda urimin e parë të këtij viti e dërgon për policët. Është i gjashti vit që Juli i uron në mënyrë të veçantë ata. Sipas Julit këta njerëz punojnë në kushte të vështira, duke qenë përherë në terrenin, i cili jo gjithmonë është i favorshëm. Në shi, në borë, në erë në pluhur, ata janë aty pavarësisht se dikush i ka xhan, dikush i urren, dikush i fshihet, e dikush konfliktohet me ta, sipas Julit. Ditët e festave duhet të shërbejnë jo vetëm për të festuar, por edhe për të vlerësuar njerëzit që kemi përreth, të njohur, ose të panjohur.
Gëzuar!

Urimi i Julit:

Urimi i pare. Prej vitesh tashme (i gjashti vit), i kushtoj nje urim te veçante ketyre djemve dhe vajzave qe i shohim perdite ne rruget e qytetit. Perceptimet jane te ndryshme. Dikush i urren, dikush ka nevoje per to, dikush i ka frike, dikush i ka xhan, dikush i fshihet dhe dikush konfliktohet me to. Por ajo qe ne harrojme nganjehere eshte fakti se ata punojne ne kushte skandaloze, ne pluhur, ne shi, ne te nxehte dhe ne te ftohte. Ata jane aty duke u perpjekur te rregullojne me aq sa munden kaosin qe shkaktojme perdite. Pavaresisht drejtuesve, te cilit ikin e vijne sipas pushteteve, ata jane aty te bindur ne krye te detyres. Pavaresisht padrejtesive politike qe i behen sa here nderron pushteti, kohe ne te cilen keta punonjes jane te frikesuar se mos i heqin nga puna, pavaresisht uniformave, qe nderrohen sa here qe na ngelen ca lek e s'kemi ku ti çojme, ata jane aty, punojne per vete dhe per ne. Ka nga ata qe abuzojne, se pyll pa derra s'ka, por me rezulton se jemi me shume ne qe abuzojme me to. Me gjithe respektin per punen e tyre, i uroj gezuar vitin e ri. Shendet e mbaresi ne familjet e tyre.

A photo posted by Julian Deda (@juldeda) on

Link: https://www.instagram.com/p/BOpi99Ojoj8/?taken-by=juldeda&hl=en