Home Lifestyle Kjo kamera mund të njohë vetëm ata që ju dëshironi të shikoni!
Kjo kamera mund të njohë vetëm ata që ju dëshironi të shikoni!
0

Kjo kamera mund të njohë vetëm ata që ju dëshironi të shikoni!

0
0

Nest Labs po zhvillon teknologjinë e njohjes së fytyrës përmes Google, me një rezolucion të lartë nga kamerat e shtëpisë të lidhura me internetin. Kompjuterat e lidhur me internetin mund të kuptojnë se ç`po ndodh në shtëpitë e njerëzve. Nest Cam IQ, do të zbulohet sot dhe do të jetë pajisja e parë me aftësi humane që Google ka programuar për kompjuterat. Facebook për shembull përdor një teknologji të ngjashme në rastet kur të sugjeron të vendosësh etiketimet te miqtë me të cilët ke dalë në foto, duke i dalluar vetëm nga fotografia se kush janë ata.

Cila është kostoja e kësaj?
Ju duhet të paguani nga 10 dollarë në muaj për planin që përfshin teknologjinë e njohjes së fytyrës, por jo vetëm kaq edhe të tingujve si për shembull, lehjen e qenit, që ndodh jashtë anës vizuale që kap kamera. Ruajtja e videos është për vetëm 10 ditë me abonim 10 dollarë dhe për 30 ditë me abonimin 30 dollarë.
Kamera do të identifikojë vetëm njerëzit që zgjidhni përmes aplikacionit Nest për iPhones dhe pajisjet Android.
Duke qenë se Nest Cam IQ njeh vetëm ata që i zoti i shtëpisë dëshiron të identifikojë, nuk njeh të huaj, si për shembull miq që mund t`ju vijnë, nuk ngre shqetësime serioze për ligjet e privatësisë.

Burimi i lajmit: http://www.sfchronicle.com/business/technology/article/Nest-wants-your-home-security-camera-to-recognize-11184258.php#photo-13000364

Burimi i fotos: https://nest.com/camera/meet-nest-cam-iq/