Home Lifestyle Burrat dhe gratë tradhtojnë për arsye krejt të ndryshme
Burrat dhe gratë tradhtojnë për arsye krejt të ndryshme
0

Burrat dhe gratë tradhtojnë për arsye krejt të ndryshme

0
0

Çdokush ka arsye të ndryshme përse tradhton, ndoshta sepse dikush është i dehur, apo budalla, ose sepse ka qenë i papërmbushur në marrëdhënie, ose sepse nuk i ka rezistuar fotos hot të dikujt në Instagram.
Një studim ka sugjeruar arsyet e ndryshme që fshihen pas faktit se përse njerëzit tradhtojnë dhe faktikisht ka shumë lidhje me gjininë.
Në studim janë përfshirë 2000 amerikanë dhe europianë dhe u zbulua se arsyet përse femrat dhe meshkujt tradhtojnë janë vërtetë të ndryshme.
Kur janë pyetur se përse kanë tradhtuar gratë përgjigjen se kanë ndjerë që partneri i tyre ka ndaluar së dhëni vëmendjen e duhur.
Një tjetër top arsye, se përse kanë arritur deri te tradhtia është se personi me të cilin kanë tradhtuar ishte gjithmonë aty për to, plus pastaj që kishin dyshime në marrëdhënien e tyre.
Meshkujt dhanë krejt tjetër përgjigje, si ata amerikanë edhe ata europianë. Shkurt, ata nuk i kanë rezistuar dot faktit se personi përballë ka qenë shumë tërheqës.
Disa nga arsyet e tjera përse ata tradhtojnë është se nuk kanë mjaftueshëm seks me partneren.
Nisur nga rezultatet e studimit përgjigjet e burrave ishin më së shumti të fokusuara te akti fizik kurse gratë tradhtonin emocionalisht.
Sigurisht që ashtu si çdo studim edhe në këtë metodologji ka kufizime.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/why-do-people-cheat-2017-6

Burimi i fotos: © Rosie Ann https://www.pexels.com/photo/affection-blur-close-up-couple-412295/