Home Travel Kujdes, këto gjëra mos i prekni në hotel
Kujdes, këto gjëra mos i prekni në hotel
0

Kujdes, këto gjëra mos i prekni në hotel

0
0

Dhoma e një hoteli mund të jetë më e pistë se një shtëpi tipike, shkollë, ose edhe avion, sipas studimit “Hotel Hygiene Exposed”. Disa gjëra, ku është edhe përqëndrimi më i madh i baktereve, mund të mos preken.

Pultin e televizorit
Besojeni ose jo është gjëja më e pistë në një hotel. Në pultin e televizorit mund të jenë të njëjtat bakterie si në vendin e tualetit.

Telefonat
Janë të pistë sepse njerëzit jo vetëm i prekin por edhe marrin frymë teksa flasin dhe e mbajnë afër. Për këtë arsye bakteret shpërndahen lehtësisht. Me sterilizues mund ta pastroni dhe më pas ta përdorni.

Banja
Mendohuni dy herë përpara se të prekni banakun në banjë, sidomos lavamanin.

Shtresat për të fjetur
Kontrollojini gjithmonë përpara se të flini. Mund të merrni me vete shtresat tuaja, nëse nuk jeni të kënaqur me pastërtinë në hotel.

Kova e akullit
Kova e akullit është diçka tjetër që stafi i hoteleve zakonisht neglizhon për ta pastruar dhe mund të kontaminohet shpejt.
Për të mirën e shëndetit tuaj, duhet të jeni të kujdesshëm, sidomos tani që e dini ku qëndron rreziku.

Burimi i lajmit: http://www.foxnews.com/travel/2016/12/12/5-things-at-hotels-should-avoid-touching.html?utm_source=zergnet.com&utm_medium=referral&utm_campaign=zergnet_1811368

Burimi i fotos: © https://pixabay.com/en/blur-close-up-comfort-room-faucet-1867663/