Ka disa detaje të cilat stjuardesave ua do puna që t`i shikojnë. Për të mirën e tyre, të fluturimit dhe të të gjithë pasagjerëve, në pak sekonda kohë duhet të identifikojnë disa detaje të rëndësishme.
A je i pirë?
Kjo është diçka për të cilën stjuardesat interesohen menjëherë. Është e rëndësishme që të dallohen njerëz të cilët mund të jenë të pirë, sepse do të ishin të rrezikshëm për fluturimin dhe sigurinë e tij.
A je i fortë?
Stjuardesat shikojnë për njerëz muskuloz që duken të fortë dhe e fiksojnë mirë se ku janë ulur ata. Njerëz të tillë do të ishin një burim i mirë për t`i kërkuar ndihmë në një rast emergjence, si për shembull për të frenuar ndonjë konflikt.
A je i sëmurë?
Shikojnë edhe për njerëz që ndihen të pamundur, ose që kanë vështirësi fizike.
A di anglisht?
Nëse s`dinë anglisht atëherë s`do mund të kuptojnë komandat dhe udhëzimet e ndryshme.
A ke eksperiencë me aviacionin?
Nëse dikush ka eksperiencë në aviacion mund të shërbejë në rastin e ndonjë emergjence. Është e njëjta logjikë si në rastin e atij njeriut të fortë me muskuj. Këta lloj njerëzish janë burim i paçmuar për stjuardesat.
A ka gjasa që ta vonosh fluturimin?
Stjuardesat sigurohen që të mos ketë njerëz me çanta të mëdhaja, aq sa të mos i fusin dot në avion, sepse kjo do të sillte vonesa. Për më tepër ato nuk mund të ofrojnë ndihmën e tyre sepse mund të dëmtohen. Kështu që ndaj duhet të jenë të kujdesshme.
A je i dyshimtë?
I duhen disa sekonda për të kuptuar nëse dikush ka një sjellje të çuditshme.
Burimi i fotos: © Skitterphoto https://www.pexels.com/photo/flying-people-sitting-public-transportation-2105/