Home Lifestyle Nëse e quani veten ekspert, jeni në rrezik
Nëse e quani veten ekspert, jeni në rrezik
0

Nëse e quani veten ekspert, jeni në rrezik

0
0

Këtë nuk e ka thënë kushdo, por autori Simon Sinek, që është i famshëm për këshillat e lidershipit, të përfshira në librin e tij Best-Seller, “Start With Why: How Great Leaders Inspire Everyone to Take Action”. Disa prej shprehjeve të tij rreth tematikës së preferuar të lidershipit do t`ju bëjnë të ndryshoni perceptimin mbi këtë temë.

“Liderët më të mirë nuk e konsiderojnë veten si ekspert; ata e konsiderojnë veten student”, kështu ka thënë Simon.
Nëse do kërkoni sipas fjalës “ekspert” në LinkedIn do të gjeni 4.5 milionë emra. Kjo mënyrë të menduari është e gabuar.
Ta quash veten ekspert në një fushë të caktuar, nënkupton që e ke arritur potencialin maksimal dhe s`ke ç`mëson më. Nëse e konsideroni veten student, atëherë nuk do t`i konsideroni gabimet si dështim, por si një mundësi për të mësuar.

Të qenurit lider është si të jesh prind, sipas Sinek. “Është një aftësi në kërkim të perfeksionimit, por ama asnjëherë s`mund të jesh një prind perfekt.”

Kështu që nëse jeni shef apo punonjës, prind apo fëmijë, i ri apo i vjetër, kujtoni: Mos jini ekspert. Jini student.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/do-not-call-yourself-an-expert-2017-8

Burimi i fotos: © https://pixabay.com/en/tie-necktie-adjust-adjusting-man-690084/