Home Lifestyle Sallonet rrëmujë të Arbanës, Silvës, Vesës dhe Miriamit
Sallonet rrëmujë të Arbanës, Silvës, Vesës dhe Miriamit
0

Sallonet rrëmujë të Arbanës, Silvës, Vesës dhe Miriamit

0
0

Harrojeni të shikoni më foto të një salloni të rregullt. Sado të jenë përpjekur të vendosin rregull në dhomën e pritjes u erdhi fundi atyre ditëve. Në shtëpitë e tyre fatmirësisht ka fëmijë të vegjël dhe ata kujdesen vazhdimisht që dhomën e ndënjes ta shndërrojnë në dhomë fëmijësh. Prindërit e rinj nuk e kanë pasur fare problem t`i shpërndajnë fotot në rrjete sociale, sepse kjo është një nga ato rrëmujërat e ëmbla.

https://www.instagram.com/p/BX2kBzBlPLq/?taken-by=miriamcani

Link: https://www.instagram.com/p/BX2kBzBlPLq/?taken-by=miriamcani

Ameli i ka sjellë arushat e preferuar në sallon. Edhe rrobat i ka me arusha, aq shumë i do. Nëse do të shkoni për vizitë në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit atje s`ka më vend në kolltuk. I kanë zënë lodrat e vajzës, të ftuarit e saj special. Po mund të uleni përtokë, bashkë me Ameli.

https://www.instagram.com/p/BS5jjMDgofE/?taken-by=arbanao

Link: https://www.instagram.com/p/BS5jjMDgofE/?taken-by=arbanao

Në shtëpinë e Arbanës bëhet nami. Jonit nuk i del dhoma e tij për të vendosur lodrat. Ato kanë pushtuar edhe sallonin. Lëre pastaj ku vijnë për vizitë dy djemtë e Xhemit. Dalin nga kanistrat të gjitha makinat, maunet, avionët e çdo automjet prej lodre.

https://www.instagram.com/p/BOSqY7Ngigp/?taken-by=arbanao

Link: https://www.instagram.com/p/BOSqY7Ngigp/?taken-by=arbanao

Rrëmujaxhiu i showbizit është Lian. Ai mund të luajë dhe të bëjë rrëmujë edhe pa pasur fare lodra nëpër këmbë. Mund të nxjerrë nga dollapi të gjitha rrobat e palosura dhe të nxjerrë ç`ka frigoriferi. Mami Vesa ia ka krijuar kushtet për të luajtur edhe në sallon. I ka vendosur tapet me ngjyra.

https://www.instagram.com/p/BWPeQeXDUEs/?taken-by=vesaluma

Link: https://www.instagram.com/p/BWPeQeXDUEs/?taken-by=vesaluma

Dalvin e Silvës dhe Dafit nuk mund ta detyrojë askush ta largojë nga salloni makinën e tij të preferuar. Çdo lojë e luan brenda saj. Dafi ishte babai që tregoi gjendjen e shtëpisë së tij. Salloni nuk është më dhoma e miqve. Lodrat e Dalvit gjenden kudo.

2017-08-17 11_02_12-_C__Users_Fabjola Hije_Desktop_sot.txt - Notepad++

2017-08-17 11_02_32-_C__Users_Fabjola Hije_Desktop_sot.txt - Notepad++

2017-08-17 14_35_42-_C__Users_Fabjola Hije_Desktop_sot.txt - Notepad++

Burimi i fotos së Arbanës: https://www.instagram.com/p/BOIWz3Yg8Uf/?taken-by=arbanao

Burimi i fotos së Vesës: https://www.instagram.com/p/1Sv2qYqOZN/?taken-by=vesaluma