Home Aktualitet Gazeta italiane shkruan për ‘Pazarin e Ri’ – Famë përtej Adriatikut
Gazeta italiane shkruan për ‘Pazarin e Ri’ – Famë përtej Adriatikut
0

Gazeta italiane shkruan për ‘Pazarin e Ri’ – Famë përtej Adriatikut

0
0

“Pazari i Ri. Markata e re e Tiranës ku blihet dhe hahet në çdo orë”, kështu e ka titulluar artikullin mbi “Pazarin e Ri” të Tiranës, gazeta gastronomike italiane “Gambero Rosso”.
Ata kanë ndaluar këtë herë në Tiranë për të shkruar mbi investimin e ri që është bërë, por edhe pak nga historia e krijimit. Sheshi për këmbësorë, kafenetë e hapura gjithë ditën dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, duket se kanë bërë më shumë përshtypje për ta.
Kanë konsideruar si pikë të fortë edhe gatimin e peshkut. Shkruajnë se mund të zgjedhësh vetë çfarë dëshiron nga tezgat, peshku piqet në kohë dhe më pas ulesh në tavolinë për të ngrënë.
Është mrekullisht bukur në fakt dhe ndaj është gjithmonë plot me njerëz. Ashtu siç çdo Pazar duhet të jetë.

Burimi i lajmit: http://www.gamberorosso.it/it/news/1045762-pazari-i-ri-al-nuovo-mercato-di-tirana-si-compra-e-si-mangia-a-tutte-le-ore

Burimi i fotos: http://www.tirana.al/celet-pazari-i-ri-hapesira-multifunksionale-ku-nderthuret-e-djeshmja-me-te-sotmen/