Home Aktualitet Privatësia në Instagram në rrezik serioz – Ç’ndodhi këtë fundjavë
Privatësia në Instagram në rrezik serioz – Ç’ndodhi këtë fundjavë
0

Privatësia në Instagram në rrezik serioz – Ç’ndodhi këtë fundjavë

0
0

Miliona përdorues të Instagramit duhet të kenë frikë për privatësinë e tyre. Sipas Instagram, nuk u prekën vetëm të famshmit këtë herë. Një gabim në Instagram lejoi bërjen publike të të dhënave të miliona përdoruesve, në fund të kësaj jave, siç raportojnë mediat amerikane.

Problemi u zbulua kur u hakua profili i Selena Gomez. Sipas Instagram-it hakerat kishin akses në të dhënat personale si email-et dhe numrat e telefonit.

Disa nga këto të dhëna ende qarkullojnë nëpër Internet, siç raporton “The Verge”. Për shembull hakerat mund të krijonin një databazë me kontaktet e 1000 përdoruesve të prekur, ku kërkimi mund të kushtonte 10 dollarë amerikanë. Lista mund të përfshijë 50 përdoruesit më të ndjekur në Instagram. Ata ndoshta  duhet t`i ndryshojnë tashmë informacionet dhe adresat e email-eve.

Me shumë mundësi, 6 milionë përdorues Instagrami janë të prekur

Së pari Instagram raportoi se vetëm të ashtuquajturit përdoruesit më të ndjekur ishin prekur, por më pas u bë e ditur se profilet e zakonshme mund të prekeshin gjithashtu.

Nuk mund të thuhet një numër i saktë i të hakuarve. Sipas “The Verge”, besohet se vetëm një përqindje e vogël e llogarive janë prekur. Duke konsideruar faktin që janë 700 milionë llogari Instagrami, 15 milionë janë vetëm në Gjermani, një përqindje e vogël, është një numër i konsiderueshëm. Sipas “The Verge”, hakerët mund të kenë mbledhur informacione për 6 milionë përdorues.

Sipas Instagram-it, adresat e email-eve dhe numrat e telefonave janë hakuar, por jo fjalëkalimet. Megjithatë me pak “Social Engineering” ata mund të gjejnë më shumë informacione mbi përdoruesin individual madje edhe si ta hakojnë llogarinë e Instagram-it.

Sipas një eksperimenti që bëri gazetarja e “Gizmodo”, Ashley Feinberg, u tregua që edhe nëse nuk ka ndonjë gabim në kod, hakerat nuk e kanë të vështirë të gjejnë të dhënat personale të përdoruesve të Instagram. Brenda 4 orëve ajo mundi të gjente të dhënat e ish-shefit të FBI-së James Comey, në Twitter dhe Instagram.

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Fehler-in-API-Moeglicherweise-Millionen-Kontaktdaten-von-Instagram-Usern-oeffentlich-3820497.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/instagram/