Bes Kallaku ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare” dhe ka folur për herë të parë për fëmijën e parë. Ai ka shprehur se pas martesës nuk ka ndryshuar asgjë te ai, pasi ka 7 vite me Xhensilën. Ndryshimet e vërteta i pret të vijnë bashkë me fëmijën e parë. Ku i dihet ndoshta planet i kanë të afërta.
Me humor Besi ka treguar se i është mërzitur vetja nga gjithë lajmet që po lexon në rrjetet sociale. Nuk ka faj. Të gjithë janë fokusuar te çifti këto ditët e fundit dhe fotot e tyre të dasmës qarkullojnë ngado.
Bes, do bësh si do bësh edhe pak. Sa të dalë një dasmë tjetër…
Burimi i lajmit: http://www.gsh.al/2017/09/05/bes-kallaku-martesa-ska-ndryshuar-asgje-kam-nje-jave-qe-shikoj-surratin-tim-ne-facebook/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYlNFymjBO2/?taken-by=bes_kallaku