Home ShowBiz Plas sherri në “Dance with me” – Çfarë ndodhi mes Robert Aliajt & Fiori Dardhës
Plas sherri në “Dance with me” – Çfarë ndodhi mes Robert Aliajt & Fiori Dardhës
0

Plas sherri në “Dance with me” – Çfarë ndodhi mes Robert Aliajt & Fiori Dardhës

0
0

Ka filluar sezoni i ri i spektaklit “Dance with me” dhe sikurse në çdo javë ka ngjarje të ndryshme që na shoqërojnë. Ashtu ka qënë edhe ajo e natës së mbrëmshme ku për shkak të disa mospërputhjeve të mëndimeve ka plasur konflikt midis Robert Aliaj dhe Fiori Dardhës.

Nëpër media flitet që ai si gjithmonë ka ngacmuar kastin duke iu drejtuar që “të gjithë femrat hanë dajak nga burrat”, kjo gjë ka bërë që Fiori të ndihej shumë e ofenduar dhe i është drejtuar Robertit që “Burri im as nuk e çon ndërmend të ngrejë dorën  mbi mua” dhe në fund e ka mbyllur me frazën “mjerë gruaja jotë”.

Pas shumë debatëve në fund ndërhynë edhe Valbona Selimllari e cila mbështet Robertin duke thënë që është për të ardhur keq por shumica e burrave në Shqipëri vënë dorë mbi gratë e tyre dhe në fund ajo i drejtohet Fiorit: “Ai nuk e kishte me ty”, por Fiori shumë e mërzitur nga kjo situatë i thotë që “ai iu drejtua kastit dhe unë jam pjesë e saj”, dhe me pas Fiori ngrihet dhe largohet nga salla.

Momenti i largimit te Fiorit:

https://www.youtube.com/watch?v=WV15qpTyF8w

Link: https://www.youtube.com/watch?v=WV15qpTyF8w

Video e plotë e debatit:

https://www.youtube.com/watch?v=KRHwGiT7jZk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KRHwGiT7jZk