Home ShowBiz Shuhet Malcolm Young, kitaristi legjendar i AC/DC
Shuhet Malcolm Young, kitaristi legjendar i AC/DC
0

Shuhet Malcolm Young, kitaristi legjendar i AC/DC

0
0

Malcolm Young, kitaristi legjendar dhe themeluesi i AD / DC u shua në moshën 64 vjeç. Ai vdiq i rrethuar nga familja pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Në një deklaratë e lëshuar nga familja e tij thuhet: “Me keqardhjen më të thellë ju informojmë për vdekjen e Malcolm Young, burrit të dashur, babait, gjyshit dhe vëllait.

Malcolm kishte vuajtur nga demenca për vite të tëra dhe u nda nga jeta në mënyrë paqësore të shtunën me familjen e tij pranë shtratit. “I njohur për aftësitë e tij muzikore, Malcolm ishte një kompozitor, kitarist, interpretues, prodhues dhe vizionar që frymëzonte shumë. Që nga fillimi ai e dinte se çfarë donte të arrinte dhe së bashku me vëllain e tij më të vogël, shkëlqeu në skenën botërore duke i dhënë maksimumin në çdo shfaqje.

Burimi i videos: https://www.youtube.com/watch?v=gEPmA3USJdI

Burimi i fotos kryesore: http://metro.co.uk/2017/11/18/acdc-founder-malcolm-young-dies-aged-64-7089344/?ito=twitter