Home ShowBiz Insta Magic Girls, i përvishen jurisë së Këngës Magjike
Insta Magic Girls, i përvishen jurisë së Këngës Magjike
0

Insta Magic Girls, i përvishen jurisë së Këngës Magjike

0
0

Një “grup muzikor” artistesh të reja, u ngjitën në skenën e Këngës Magjike, pas elozheve të shumta nga Ardit Gjebrea. Ky grup emrin e ka “Insta Magic Girls”, siç i prezantoi Arditi. Performanca e tyre ngriti publikun peshë nga të qeshurat, por performanca, la për të dëshiruar, sipas jurisë. Humori tipik i Bes Kallakut dhe Erion Isait, padyshim dha efekt dhe shtoi dozat e hilaritetit.

“Dëgjo këtu ti Juliana, të raftë pika ishalla”, ishte reagimi i njërës prej të famshmeve “Insta Magic Girl”, pas votimit negativ që dha juria e Këngës Magjike, për performancën e tyre me nota sarkastiko-erotike.
“Ti Venera, mos e bëfshë pikën e hajrit,”, “Ty Sardi tu thaftë dora”. Bes Kallaku, ka marrë një sekondë kohë, e më pas i është drejtuar Oltit me këto fjalë: “Kurse ti ore Olti Curri, vdeksh ishalla, të shpëtojnë të gjithë”.

E gjithë salla e Pallatit të Koncerteve ka qenë në gaz, por të qeshurat e Dj Sardit, kanë qenë për tu mbajtur mend.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JleJZs-Z3f4

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan