Home Business / Technology Apple konfirmon blerjen e Shazam
Apple konfirmon blerjen e Shazam
0

Apple konfirmon blerjen e Shazam

0
0

Apple konfirmoi të hënën planin e saj për të blerë Shazam, aplikacionin për njohjen e muzikës .
“Ne jemi të kënaqur që Shazam dhe ekipi i tij i talentuar do të bashkohen me Apple”, thanë në linja zyrtare përfaqësues të Apple të hënën. “Apple Music dhe Shazam janë një përshtatje e natyrshme, duke ndarë një pasion për zbulimin e muzikës dhe për të pasur një përqasje ndryshe ndaj muzikës, për përdoruesit tanë. Planet tona janë mbreslënëse dhe presim t’i kombinojmë me Shazamin pas miratimin e marrëveshjes së sotme. ”

Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan. Megjithatë specialistët në dijeni të kësaj çështje, bëjnë të ditur një çmimi është shumë herë më i lartë se shpenzimet e zakonshme të kompanisë Apple, për investime të tilla.

Blerjet e mëdha si kjo, janë relativisht të rralla për Apple, e cila zakonisht bën investime shumë më modeste, për aplikacione më të vogla.

Blerja më e madhe e Apple deri më tani ishte Beats Electronics për 3 miliardë dollarë në 2014, e cila formoi bazën e shërbimit të muzikës Apple Music.

Burimi i lajmit dhe fotos: https://www.ft.com/content/def6f336-4afb-357d-a925-2f361f0df6c7