Home ShowBiz Largimi i Mehdi Malkajt nga “Dance With Me” pasohet nga një tjetër ikje
Largimi i Mehdi Malkajt nga “Dance With Me” pasohet nga një tjetër ikje
0

Largimi i Mehdi Malkajt nga “Dance With Me” pasohet nga një tjetër ikje

0
0

Ky edicion i Dance With Me, ka pasur shumë të larguar, duke filluar nga Linda Rei, Fjori Dardha dhe së fundmi Mehdi Malkaj dhe siç do mësoni edhe Aurela Hoxha.

Pas largimit për arsye shëndetësore të aktorit Mehdi Malkaj, duket se drejt këtij vendimi është edhe partnerja e tij Aurela Hoxha.

Në një mesazh mbrëmë gjatë spektaklit, Aurela i uron atij shërim të shpejtë, pasi në të kundërt edhe ajo do të largohet së shpejti nga ky edicion.

“Mehdiu nuk është vetëm një artist i madh, por edhe një njeri shumë fisnik dhe
kështu ka gjetur rrugën drejt zemrës sime dhe mbështetjen time dhe të gjithë publikut shqiptar. Unë në mënyrë absolute nuk mund të jem aty nëse ti nuk je mirë dhe nuk do të kërcesh për mua. Ne mbi të gjitha ishim një skuadër dhe skena, vallëzimi e asgjë nuk ka kuptim nëse ti nuk mund të jesh aty të kërcesh. Unë uroj që ti të bëhesh mirë dhe të bashkohemi sa më shpejt në ‘Dance With Me’ ose jashtë saj, nuk ka rëndësi”, është shprehur Aurela në mesazhin e saj, mbrëmë në spektaklin DWM.

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan