Home ShowBiz Stresi në Pop Culture, flet për kreativitetin dhe jep një lajm të mirë për fansat
Stresi në Pop Culture, flet për kreativitetin dhe jep një lajm të mirë për fansat
0

Stresi në Pop Culture, flet për kreativitetin dhe jep një lajm të mirë për fansat

0
0

I ftuar në Pop Culture në Top Channel, ai lajmëroi daljen e albumit të tij të ri dhe ka folur konkretisht për procesin e krijueshmërisë.
“Duhet të luash nëpër clube. Aty shihet se vërtet publiku të këndon, i njeh këngër e tua dhe shijon artin tënd.” Ky është në vija të përgjithshme opinioni i Arkimedit, ose siç njihet në botën e artit, Stresi, për këngëtarët dhe tregun muzikor në vend.
“…jemi munduar të punojme mirë, kemi prodhuar shumë, por duhet të jesh edhe djal me botë…”, vijon ai, duke shpjeguar procesin dhe rrugën e gjatë të krijimtarisë artistike drejt suksesit.
Albumi, që pritet të publikohet së afërmi do mbaj emrin “Archimed”, ka bërë të ditur në emision vetë reperi.
Ai gjithashtu ka shtuar se aktiviteti krijues ndonjëherë zvarget, e ndonjehërë është shumë i shpejtë aq sa në pak minuta mund të realizohet një projekt i tërë muzikor.
Ai pohoi se është 31 vjeç, por për përvojën jetësore që ka ndihet 60 e ca. Kësisoj nuk ka nëvojë ta stimulojë shumë kreativitetin, por vetëm të bazohet në eksperiencën jetësore.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=34pqP8gIaE8

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel