Home ShowBiz “Shpërthen” Flor Binaj ndaj pakujdesive në rrugë. “…pasqyrat nuk janë për të shtrydhur puçrat”
“Shpërthen” Flor Binaj ndaj pakujdesive në rrugë. “…pasqyrat nuk janë për të shtrydhur puçrat”
0

“Shpërthen” Flor Binaj ndaj pakujdesive në rrugë. “…pasqyrat nuk janë për të shtrydhur puçrat”

0
0

Trafiku në Tiranë është një shqetësim konstant. Drejtuesit e mjeteve shpesh i shkelin rregullat e qarkullimit e jo rallë inatosen kot së koti me të tjerët në trafik edhe pse mund ta kenë vetë fajin. Sipas aktorit të Portokalli-së, Florjan Binaj, ndodh që në disa raste shumë prej këtyre shoferëve e kanë vetë fajin pasi e kanë mendjen që të rregullohen në makinë, të bëjnë foto. Në një postim në Instagram ai shkruan:

“Pyes veten, gjithë këto aksidente rrugore që ndodhin, përveç rrugëve dhe sinjalistikës rrugore që janë copë copë, përveç faktit që rrime 3 orë në kafe dhe pastaj nxitojmë, shajmë, shtyjmë, pështyjmë, gjuajmë se u bëmë vonë për punë, përveç semaforëve që punojnë si flamuri jonë Kombëtar, o e kuqe o e zezë…ka raste dhe jeshile…a kanë faj dhe autoshkollat që japin patenta kujtdo që jep lekët?A ka ndonjë institucion që i kontrollon?A u shpjegojnë disave nëpër autoshkolla që pasqyrat anësore nuk janë llaska por janë për të parë çfarë ke mbrapa?!Që pasqyra ballore nuk është për të shtrydh puçrrën por për të parë mbrapa?! Që pasqyrat tek mbrojtësja nga dielli nuk janë për të vënë buzëkuqin kur je duke ecur por kur je e ndaluar?!Dhe më kryesorja, sytë tanë nuk jane si të kameleonit që njërit sy i fut të parin, tjetrit i fut indietron për të bërë selfie në parakalim ose të çosh mesazh në parkim!Ruani veten dhe të tjerët sepse jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi!”

https://www.instagram.com/p/Bcr2Zg9FOYR/?hl=en&taken-by=florjanbinaj

Link: https://www.instagram.com/p/Bcr2Zg9FOYR/?hl=en&taken-by=florjanbinaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BW0PqLAlpzP/?hl=en&taken-by=florjanbinaj