Home ShowBiz Familja mbretërore uron festat me një imazh të ëmbël festiv
Familja mbretërore uron festat me një imazh të ëmbël festiv
0

Familja mbretërore uron festat me një imazh të ëmbël festiv

0
0

Duke qenë se është periudha më e bukur e vitit, një atmosferë të tillë po e shijojnë edhe Princ Leka II dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël të çiftit, ku shfaqen para një bredhi të stolisur krishtlindjesh, teksa buzëqeshin dhe përqafojnë njëri-tjetrin.
Në mbishkrimin e fotografisë, Eliza Zaharia ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e fundviti, në emër të saj dhe bashkësortit, duke iu uruar më të mirat për këtë fundvit.

“Princ Leka dhe unë ju urojmë Gezuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falenderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar. Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vemendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar…Kjo është koha për tu ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë! Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe bora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gezuar Krishtlindjen! Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!”, ka shkruar Zaharia-Zogu në rrjetin social Facebook.

Link: https://www.facebook.com/Elia-Zaharia-Zogu-1440109602911033/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/1440109602911033/photos/a.1440162039572456.1073741828.1440109602911033/1728648617390462/?type=3&theater