Home Lifestyle Shannon, marinsja që u “zhvesh” për Instagramin
Shannon, marinsja që u “zhvesh” për Instagramin
0

Shannon, marinsja që u “zhvesh” për Instagramin

0
0

29-vjeçarja Shannon Ihrke, nga Minesota e Shteteve të Bashkuara është shndërruar në yllin e ri të Instagramit. Fotot e saj “të nxehta” po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale dhe vajza ka pushtuar faqet e mediave rozë përtej Atlantikut.

Vitet nën betim dhe armë nuk i dhanë as karrierën dhe as famën që do të dëshironte, por ama i falën një fizik që do ta kishin zili edhe modelet më të famshme profesioniste.
Bjondja plot hijeshi iu bashkua ushtrisë në moshën 19-vjeçare dhe i shërbeu uniformës për katër vite. Më pas, ajo zhveshi rrobat ushtarake dhe veshi bikinit, për t’iu përkushtuar pasionit tjetër që ka, modelingut.
“Bota e modës më pëlqen dhe nuk e shoh si rrugë për të bërë para, apo për të patur propozime martese, por për t’u treguar të gjitha vajzave se mund të bëhen gjithçka që ato dëshirojnë dhe ëndërrojnë nëse punojnë fort”, shprehet Shannon.

21227130_981949098625252_5825483573443952640_n 21227496_1928664860725980_3549186425943490560_n 21296229_2070799342946183_4638017221673615360_n 21296787_1984976021717154_920792798729338880_n 21371744_265284583965593_1738959991030677504_n 21373682_1968825476734056_1102330603790925824_n 21981004_147938699140889_7237263929506791424_n 22639579_2407934196097534_6331526107841429504_n

Burimi i lajmit: https://www.maxim.com/women/shannon-ihrke-marine-instagram-gallery-2018-1