Home ShowBiz Çiftet e showbizit darkojnë së bashku. A po kurdisin ndonjë gjë bashkë?
Çiftet e showbizit darkojnë së bashku. A po kurdisin ndonjë gjë bashkë?
0

Çiftet e showbizit darkojnë së bashku. A po kurdisin ndonjë gjë bashkë?

0
0

Dasmat, udhëtimet, projektet e tyre profesionale, çdo gjë rreth tyre përbën lajm. Por Bes Kallaku & Xhensila Myrtezaj dhe Sinan Hoxha & Andrra Destani janë gjithashtu miq të mirë.

Sinani dhe Andrra ishin të ftuar në dasmën e Besit dhe Xhensilës e po ashtu këta të fundit kanë marrë pjesë në festat e organizuara nga Sinani dhe Andrra ku më e fundit ishte ditëlindja e djalit të tyre Ansi.

Dy çiftet janë mbledhur për darkë ndërsa Sinan Hoxha ka ndarë një foto me ndjekësit ku të katërt duken shumë të buzëqeshur.

Nuk dihet nëse Sinani, Besi, Andrra e Xhensila janë mbledhur thjesht për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, apo po kurdisin ndonjë gjë. Ku i dihet, Sinani, Xhensila këngëtarë janë e mund të sjellin ndonjë bashkëpunim edhe me Besin i cili kohët e fundit po korr sukses në tregun muzikor.

https://www.instagram.com/p/Bd3YH5yl0Ys/?taken-by=sinanhoxha_

Link: https://www.instagram.com/p/Bd3YH5yl0Ys/?taken-by=sinanhoxha_

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BT7KMCRg39i/?taken-by=sinanhoxha_ / https://www.instagram.com/p/BZzHcw4D6ah/?taken-by=bes_kallaku