Home ShowBiz Me një “make up” unik, Fifi më e bukur se kurrë më parë
Me një “make up” unik, Fifi më e bukur se kurrë më parë
0

Me një “make up” unik, Fifi më e bukur se kurrë më parë

0
0

Bukuria sot është mbi të gjitha. Madje është pikërisht kjo që e kërkon bota skenike. Prandaj shumë prej artisteve bëjnë maksimumin për t’u dukur sa më mirë në syrin e publikut. E tillë është edhe Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi.

Ajo gjatë rrugëtimit të saj në skenë i ka kushtuar shumë rëndësi paraqitjes së saj fizike. Përveç zërit që e ka unik dhe të dallueshëm nga të tjerët, ajo tashmë zotëron si armë edhe bukurinë e saj të jashtme. Në fotografinë e fundit të publikuar nga vetë ajo në instagram vërehet një detaj shumë i rëndësishëm.

Duke përdorur një “make up” ndryshe nga të tjerat bën që Fifi të ketë një grim të veçantë për vete. Sytë e mëdhenj, buzët e rrumbullakosura më ngjyrë vjollcë janë disa nga detajet e kësaj fotoje. Me këtë grim atë po e pëlqejnë edhe ndjekësit e saj të cilët i lanë komente shumë pozitive dhe të dashura. Dhe është normale që kjo ta bëjë Fifin të ndjehet si një divë.

https://www.instagram.com/p/Bes_iFsBcf5/?taken-by=fifi.official

Link: https://www.instagram.com/p/Bes_iFsBcf5/?taken-by=fifi.official

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdVK4K6hHhI/?taken-by=fifi.official