Home ShowBiz “Nëna më futi në muzikë, për të më larguar nga jeta e rrugës” Valon Shehu flet për fëmijërinë
“Nëna më futi në muzikë, për të më larguar nga jeta e rrugës” Valon Shehu flet për fëmijërinë
0

“Nëna më futi në muzikë, për të më larguar nga jeta e rrugës” Valon Shehu flet për fëmijërinë

0
0

Valon Shehu, për të gjithë ne është këngëtari shumë i dashur nga publiku për zërin dhe talentin e tij. Por as ai vetë nuk e ka ditur se mund të këndonte apo se një ditë do të bëhej këngëtar i famshëm.

 

I ftuar në emisionin “Wake Up”, Valoni ka treguar për jetën e tij. I pyetur nga gazetarët se si ka qenë jeta e këngëtarit para se të bëhet i njohur ai është përgjigjur se ishte totalisht ndryshe.

“Mami për të më larguar nga rruga dhe për të zbutur pak më çoi në kurs kitareje. Isha problematik, zihesha, rrija gjithë kohën poshtë pallatit, nuk isha mirë me mësime – ka treguar Valoni.

Askush nuk e dinte që fëmija problematik i familjes dinte të këndonte, thjesht prindërit po provonin çdo alternativë për ta larguar nga zënkat, nga rruga, sepse siç thotë vetë Valoni ka qenë fëmijë që nuk i prekte librat me dorë.

Në klasën e tetë duket se jeta e këngëtarit mori një tjetër drejtim, pasi për herë të parë ai këndoi përpara shkollës së tij. Mundi dhe përpjekja e mamasë të Valonit nuk ka shkuar dëm, tani ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe të kërkuar.

Link: https://youtu.be/NLlM7APxfeU?t=521

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcvJh2Fnece/?taken-by=valonshehuofficial