Home ShowBiz “Prej shpirtit“ vazhdon ta dëshmojë suksesin e saj, arrin edhe në Greqi. Hekuran na mbyte shpirtin!
“Prej shpirtit“ vazhdon ta dëshmojë suksesin e saj, arrin edhe në Greqi. Hekuran na mbyte shpirtin!
0

“Prej shpirtit“ vazhdon ta dëshmojë suksesin e saj, arrin edhe në Greqi. Hekuran na mbyte shpirtin!

0
0

Ka disa ditë që është publikuar kënga e Hekuran Krasniqit në bashkëpunim me nipin e tij Egzon Pirecin. “Prej shpirtit” është kënga që ngjalli shumë interesim tek publiku që nga titulli. Përmes një melodie tërheqëse dhe një teksti brilliant, Hekurani dhe Egzoni kanë sjelll  një klipi si dy shokë të lënduar nga dashuria. Me një zë unik ata të dy kanë rrëmbyer zemrat e publikut dhe për një kohë të shkurtër kënga ka arritur pothuajse 300 mijë klikime.

Ajo se çfarë bie në sy janë komentet pozitive që kjo këngë ka marrë, e që po t’i shohësh në numër janë të shumta. Ka me mijëra komente tek kjo këngë, ku Hekurani dhe Egzoni kanë marrë cilësime të ndryshme të cilat realisht janë shumë të mira. Shumë nga njerëzit kanë shkruar dhe i kanë komplimentuar të dy, sidomos Hekuranin i cili vazhdon të bëjë hite të njëpasnjëshme. Ndër komentet e shumta që ishin ne zgjodhëm vetëm disa prej tyre për të treguar se Hekurani ende ka fansa që i qëndrojnë besnik muzikës së tij.

“Bravo Hekuran, numër 1 Prizrenali”,ishte njëri prej komenteve që tregon që Heki vazhdon të mbetet numër një ende. Ndërsa me komentet, “hit i 2018”, kënga e parë në 2018 që po më pëlqen”, tregon që kjo këngë veçse ka filluar të marrë suksesin që e meriton. Përveçse po dëgjohet brenda vendit, “Prej shpirtit” ka marrë jehonë edhe në vende tjera siç është Greqia. Njëri shkruan “nice from Greece”, gjë që lë të kuptohet se kënga është e dëgjueshme edhe atje.

Ndërsa komentet si, “Hekuran na myte shpirtin”, “suksese artista”, “a është e mundur ky Hekurani me qit ni kang qe nuk ndegjohet, mendoj une kurr kang të keqe që nuk ngohet nuk ka, hallall të lumt zemra të këndoft”, bravo Hekuran ke një zë që ta qetëson shpirtin”, “Je i madh Hekuran, i madh ne talent në muzikë dhe thjeshtësi në shoqëri Respekt”, tregojnë që Hekurani vazhdon të mbetet numër një në vend. Edhe pse i mbushur me plot suksese ai vazhdon të mbajë po të njëjtën thjeshtësi që ka pasur gjithmonë, si në muzikë ashtu edhe në shoqëri.

Sa i përket Egzonit kishte komente të shumta por që një i jep vulën. “Bravo Egzon je krenaria e lagjes sonë”, ishte njëri ndër komentet e shumta që tregon talentin, muzikën dhe suksesin e Pirecit.

Një gjë është e sigurtë, kjo këngë nuk do të mbetet me kaq. Ajo do të vazhdojë ta gëzojë suksesin që padyshim do ta ketë të merituar.

Arkiva Shqip me kënaqësi ju fton që ta dëgjoni këtë këngë përmes platformës së saj në youtube:

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=vP5wExUKcdw