Rrugëtimi i Top Albania Radio, ka kapur kufirin e dy dekadave dhe tashmë pasardhësit e e të ndjerit Dritan Hoxha, janë të zotët e punës së nisur plot pasion nga babai i tyre i talentuar.
Sara Hoxha, ka prekur me postimin e saj më të fundit në prag të 20-vjetorit të Top Albania Radio, i cili është në 14 shkurt.
Ajo ka publikuar një foto të vogëlushit të saj London Noor në mjediset e radios dhe krahas kësaj foto të ëmbël ka shkruar:
“Kur ishim fëmijë, unë dhe Lori shikonim, sesi babai jonë ndiqte ëndrrat e tij në Top Albania Radio. 20 vjet më vonë London është, duke bërë të njëjtën gjë si ne,”
Në median e sotme, dhe ndikimin që faktorë të ndryshëm veçmas kohës, kanë pasur në të, roli i Dritan Hoxhës bëhet gjithnjë e më monumental.
https://www.instagram.com/p/BfJAKeGngVd/?taken-by=sarahoxhaaa
Link: https://www.instagram.com/p/BfJAKeGngVd/?taken-by=sarahoxhaaa
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BUOmr_UFCHI/?taken-by=sarahoxhaaa