Home Aktualitet Rezart Veleshnja ka “xhelozi të paparë” për Ermal Mamaqin. Shihni ç’ka bërë
Rezart Veleshnja ka “xhelozi të paparë” për Ermal Mamaqin. Shihni ç’ka bërë
0

Rezart Veleshnja ka “xhelozi të paparë” për Ermal Mamaqin. Shihni ç’ka bërë

0
0

Në projektin afatgjatë të Bashkisë për krijimin e  Pyllit Orbital si unazë e gjelbër që rrethon Tiranën, janë bashkuar veçpas njerëzve të thjeshtë edhe shumë personazhe publik, nga sfera të ndryshme.

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është bërë “xheloz” për faktin se Ermal Mamaqi arriti të mbjellë pemën e tij në Parkun e Liqenit. Ndaj dje në ditëlindjen e tij, edhe ai iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë një pemë, si simbol i vazhdimësisë së jetës, por edhe për të përjetësuar këtë datë të shënuar në jetën e tij.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar një video nga ky moment, të cilës i ka dedikuar edhe një koment: “Edhe Rezart Veleshnja e mbolli pemën e tij për ditëlindje!  Kush artist është ziliqar, ka Tirana vende për pemë plot”, shkruan Veliaj në komentin që shoqëron videon”.

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që deri më 21 mars, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, të mbillen 100 mijë pemë të reja duke shtuar sipërfaqet e gjelbra dhe duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për brezat e ardhshëm.

https://www.instagram.com/p/Bfn0z6gBB7y/?taken-by=rezart.veleshnja

Link: https://www.instagram.com/p/Bfn0z6gBB7y/?taken-by=rezart.veleshnja

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfMIbhEl_Ja/?taken-by=ermalmamaqiofficial / https://www.instagram.com/p/BeoPZTsBiNo/?taken-by=rezart.veleshnja