Home ShowBiz Mc Kresha, ja arsyeja e vetme për të cilën do i prisja flokët
Mc Kresha, ja arsyeja e vetme për të cilën do i prisja flokët
0

Mc Kresha, ja arsyeja e vetme për të cilën do i prisja flokët

0
0

Me një paraqitje krejt tjetët, totalisht i panjohshëm, ai ka folur për Pop Culture dhe i është përgjigjur një serie jo të shkurtër pyetjesh.

MC Kresha veç të tjerash preku çështjen e shumdiskutuar së fundmi të karrierës së Dua Lipës dhe Rita Orës, duke theksuar se përveç Era Istrefit, vajzat e tjera karrierën e tyre e kanë ndërtuar në një shtet tjetër: “Përveç Era Istrefit, këngëtaret e tjera si Dua Lipa apo Rita Ora janë produkt i shteteve të tjera. Vajzat e përmendura janë thjesht me origjinë shqiptare, ndërsa karrierën e tyre e kanë ndërtuar jashtë”.

Përsa i përket jetës private rreperi u përgjigj: “Falë gazetarëve, ne artistët nuk kemi jetë private. Gjithçka na e zbulojnë nëpërmjet fotove. Aktualisht nuk jam i dashuruar, madje nuk besoj as tek dashuria me shikim të parë”.

MC Kresha shprehu edhe dëshirën për një bashkëpunim me artistin e famshëm: “John Legend është këngëtari i huaj me të cilin do të kisha dëshirë të bëja një bashkëpunim”.

I pyetur nëse do i duhet të priste flokët për një shumë të madhe parash, rreperi u përgjigj: “Do e bëja vetëm për çështje bamirësie, jo për para”.

Link: https://youtu.be/95AhE16wO6w?t=185

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel