“Vajza me gjoksin magjik” skandalizon Familjen Mbretërore
Ajo është kryesfjala në mediat britakike që prej zyrtarizimit të fejesës me princin Harry.
Kjo, edhe për faktin se Meghan Markel është aktore dhe ka bërë një jetë paksa të “papërshtatshme” për Familjen Mbretërore.
Së fundmi në media ka dalë një lajm, që mund ta trondisë këtë të fundit.
Meghan me sa duket ka qenë autorja sekrete e një blogu të quajtur “The Working Actress”.
Në këtë blog, ajo shkruante çdo detaj të jetës së saj.
Meghan ka treguar për stilin e saj të varfër të jetesës, se si dehej me verë të lirë, për skenat intime në filmat ku ka marrë pjesë, për urinë, pjesët intime të trupit, si edhe për marrëdhëniet seksuale.
Ajo në shkrimet e këtij ditari online e konsideronte veten si “vajza me gjoksin magjik”.
Krahas përshkrimit të jetës së saj, Meghan përdorte fjalë në zhargon, si edhe sharrje.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, faqja është zhdukur dhe nuk gjendet asnjë shkrim.
Familja Mbretërore nuk e ka parë të udhës të japë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.
https://www.instagram.com/p/Bc9zJ65lxtr/?taken-by=meghan_markle
Link: https://www.instagram.com/p/BfIr_viltT9/?taken-by=meghan_markle
https://www.instagram.com/p/BbeaLCfFKJq/?taken-by=meghan_markle
Link: https://www.instagram.com/p/BbeaLCfFKJq/?taken-by=meghan_markle
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BawHyrWlXO2/?taken-by=meghan_markle
Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5428533/Meghan-Markles-secret-diary-soul-baring-blog.html