“Për mua është shkruaj se kam 100 dashnorë, por…”, Adelina Tahiri, rrëfen historinë e dashurisë me 50 vjeçarin maqedonas
Në një interviste për emisionin ‘1 Kafe me Labin’, Adelina Tahiri ka treguar për herë të parë si ra në dashuri me avokatin Serjozha Markov.
“Jemi njohur rastësisht në një lokal ku unë nuk e kam ditur as kush është, as cfarë është, as ku punon ai. Kam qenë me një shok të tij dhe jemi takuar rastësisht. Kam qenë atëherë imazh i One dhe është dashur të më ndihmojë dicka me dokumentacion dhe ka qenë gjithçka rastësisht.
Më prezantoi shoku i tij që është avokat dhe kudo që duhet, mund ta marrësh në telefon. Pas një kohe të gjatë e kam marrë se më duhej për dokumentacione.
E kam kontaktuar dhe më ka kryer për punë. Kemi qenë miq. Nga shoqërimi i tepërt ndodhi diçka që unë se prisja dhe nuk doja t’ia pranoj vetvetes, por ishte më e fortë se unë. Nuk ka të bëjë luksi, nuk kanë të bëjnë paret, ka të bëjë njerëzimi”, tha Adelina.
Link: https://youtu.be/RBDDkxEVvI8?t=196
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdNkeDZlZRi/?taken-by=adelina_tahiri1