Home Aktualitet 39 vjeçarja sulmon me armë zjarri zyrat qëndrore të Youtube. Arsyeja do iu lërë pa fjalë
39 vjeçarja sulmon me armë zjarri zyrat qëndrore të Youtube. Arsyeja do iu lërë pa fjalë
0

39 vjeçarja sulmon me armë zjarri zyrat qëndrore të Youtube. Arsyeja do iu lërë pa fjalë

0
0

Disa të shtëna me armë zjarri kanë tmerruar punonjësit në zyrat qendrore të YouTube në San Bruno të Kalifornisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë dhe evakuimi pasi viktimat u transportuar në spitalet më të afërta. Dyshimet e policisë së San Brunos bien mbi Nasim Najafi Aghdam, 39 vjeç, e cila humbi jetën si pasojë e plagëve që i shkaktoi vetes me armë zjarri.

Shefi i policisë së San Brunos, Ed Barberini tha se tre persona u transportuan në spitalet lokale me disa plagë me armë zjarri.

Departamenti i tij bëri të ditur se po punon për të zbuluar motivin e të shtënave. Raportet e mëhershme treguan se e dyshuara mund të ketë qenë një nga viktimat, por policia tha të martën vonë se “në këtë kohë nuk ka dëshmi se agresorja i njihte viktimat mbi të cilët hapi zjarr, ose që individët ishin në shënjestër më herët.

Barberini tha se policia mbërriti në skenë në orën 12:48 të mëngjesit, sipas orës lokale dhe hasën në punonjës të tensionuar dhe të alarmuar që iknin nga ndërtesa. “Ishte shumë kaotike situata siç mund të imagjinohet,” tha ai.
Babai i të dyshuarës, Ismail Aghdam, i tha CBS-së se vajza e tij ishte zhdukur prej disa ditësh dhe se ai kishte njoftuar policinë.
Familja e saj beson se ajo nuk njihte askënd nga Youtube personalisht dhe se arsyeja e sulmit i atribuohet politikave të reja të Youtube, për të mos paguar kanalet me më pak se 1000 abonentë dhe me më pak se 4000 orë ndjekshmëri. 39 vjeçarja mësohet se rrezikonte t’i mbyllej kanali dhe të mbetej pa të ardhura, pasi nuk i përmbushte kushtet e mësipërme.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=h_re2_FTc-Q

Burimi i lajmit: https://www.cbsnews.com/news/youtube-shooting-san-bruno-california-hq-today-2018-04-03-live-updates/

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io